ZYRTARE, Juventusi transferon sulmuesin e talentuar italian

Juventusi ka vendosur të rikthejë në rradhët e veta sulmuesin e talentuar italian, Andrea Favili. 21-vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore në Torino, që më pas të nënshkruajë kontratën me “biankonerët”.

Favili sezonin e kaluar ishte pjesë e Askolit, ndërsa për blerjen e kartonit të tij, Juve do të paguaj 7.5 milion euro.

Kësaj shume do i bashkohen edhe bonuset shtesë që mund të arrijnë deri në 1 milion e 250 mijë euro. Favili me Juventusin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023-të.

Leave a Reply