Përgjaket Botërori “Rusi 2018”, taksia hyn mes një turme të madhe njerëzish (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e sotme në Moskë, teksa Botërori i Rusisë ka filluar të përgjaket. Kështu një taksi e cila drejtohet nga një shofer me origjinë nga Kirigizstani, ka hyrë mes një turme të madhe njerëzish duke i plagosur ata.

Dy prej personave të plagosur ishin me origjinë meksikane, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë Sheshit të Kuq në Moskë, pas ardhjeve të tifozëve për Kupën e Botës. Shoferi i taksisë ia ka dalë të arratiset fillimisht duke u larguar nga taksia pas ngjarjes së rëndë, megjithatë AI ka rënë në prangat e policisë vetëm disa çaste më vonë. ( vipsport.al)

Leave a Reply