Golat nga ndeshja, Linkoln – Drita (VIDEO)

Drita e Gjilanit ka shkruar historinë, pasi në daljen e saj të parë në Europa ka arritur që të kaloj raundin paraeliminator në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar kështu për në turin e parë eliminator të Ligës më prestigjioze europiane, njofton “infOSport.mk”.

Pasi në gjysmëfinale kishin mundur skuadrën e Santa Koloma nga Andorra, të premten në mbrmje të besuarit e trajnerit Bekim Isufi, mundën ekpin e Lincoln Red Imps me rezultatin 1:4. Skuadrës së Linkoln nga Gjibraltari nuk i ndihmoi as tereni vendas për të ndalur futbollistët kosovar, të cilët ishin të palodhshëm, dhe në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta siguruan fitoren e madhe.

Ndryshe ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1, me Liridon Lecin i cili kaloi në epërsi Dritën që në minutën e dytë, teksa vendasit e Linkoln, barazuan shifrat në minutën e 61-të, falë golit të shënuar nga ana e Pedro Korral.

Liridon Leci shënoi edhe një gol tjetër, kësaj rradhe nga pika e bardhë në minutën e 105-të, ndërsa nga një gol tjetër në çastet e fundit të kohës shtesë shënuan edhe Xhevdet Shabani dhe Haxhi Neziraj.

Në turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, Drita do të përballet me suedezët e Malmos.

Leave a Reply