Vardari barazoi me Celjen

Vardari gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit në kuadër të fazës përgatitore në Slloveni, njofton “infOSport.mk”. Nënkampionët e vendit barazuan 1:1 me skuadrën sllovene të Celjes, që njëherit ishte edhe barazimi i tretë nga gjithsej 7 ndeshje që të besuarit e trajnerit Boban Babunski i zhvilluan në tokën sllovene.

Një minutë para fundit të pjesës së parë Celje kaloi në epërsi falë golit të shënuar nga Tilen Peçnik, teksa Vardari deri tek barazimi erdhi në minutën e 66-të falë super golit të shënuar nga Filip Najdovski.

Deri në mbyllje të takimit Vardari pati edhe një rast ideal me anë të Tigran Barsegian, mirëpo i njëjti nuk mundi të shënojë, me ç’rast në fund ndeshja u mbyll me barazim. Ishte ky barazimi i tretë i Vardarit në tokën sllovene, pas atij ndaj Mariborit (3:3) dhe Hermandshtat (0:0), teksa gjithashtu kishte arritur edhe dy fitore ndaj Shampion Celje dhe Domzhale, teksa kishte pësuar në ndeshjet ndaj Balzan dhe Orenburg.

Leave a Reply