Fali Ramadani dërgon Hysajn te Çelzi

Pas interesimit për portierin e Romës Alison, Çelzi ka kërkuar sërish ndihmën e menaxherit të njohur shqiptar, Fali Ramadani. Menaxheri nga Tetova njihet për lidhjet e tij të ngushta me shumë drejtues klubesh dhe tashmë Çelzi ka hedhur sytë nga mbrojtësi Elseid Hysaj.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit londinez, kanë kërkuar nga Fali Ramadani që të ndërhyjë në merkato për të siguruar shërbimet e Hysajt, duke qenë se edhe klauzola prej 50 milionë eurosh, skadon këto 2-3 ditë. Ende nuk është vendosur asgjë konkrete, por orët në vazhdim priten të jenë të nxehta për mbrojtësin shkodran, e ardhmja e të cilit lidhet ngushtë me skuadrën angleze, por njëkohësisht edhe me trajnerin Mauricio Sarri.

Ky i fundit pritet që brenda pak ditëve të zyrtarizohet në postin e trajnerit te skuadra “blu” nga Londra, ku mendohet se pikërisht Hysaj do të jetë edhe përforcimi i parë në “erën” Sarri te Çelzi.

Leave a Reply