Belgjika eliminon Brazilin, cakton një takim me Francën në gjysmëfinale (VIDEO)

Belgjika ka eliminuar Brazilin në çerekfinalen e dytë të Botërorit,  Rusi 2018-të, që tashmë edhe zyrtarisht do të jap një kampion nga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Belgjika mundi Brazilin me rezultatin 2:1, ku diferencën e bënë që në pjesën e parë, kur shënuan edhe të dy golat.

Një autogol i realizuar nga Fernandinjo, që sonte luajti në vend të Kasemiros së pezulluar kaloi Belgjikën në epërsi në minutën e 13-të, kur Naser Çadli mjaft mirë ekzekutoi goditjen nga këndi, aty ku në shtyllën e parë futbollisti brazilian nuk reagoi mirë, duke shënuar në rrjetën e portierit të tij.

Për dallim nga ky autogol, goli i dytë erdhi pas një aksioni të shpejtë dhe një super goli të shënuar nga Kevin De Brujne në minutën e 31-të, kur me një goditje precize nga distanca edhe për herë të dytë mposhti portierin Alison.

Shpresat e Brazilit në një moment i riktheu Renato Augusto, kur arriti të thyejë mbrojtjen e belgëve. Një super asist nga ana e Kutinjos i mundësoi Renato Augustos që të shënojë golin e parë për “kariokët” në këtë ndeshje në minutën e 76-të, kur me kokë arriti që të mposhtë portierin Kurtua.

Kjo është hera e parë pas vitit 1986, që Belgjika do të luaj në gjysmëfinale, ndërsa do të jetë ky kampionati i katërt me rradhë që Brazili nuk do të mund të shpresoj për të fituar titullin e Botës, pas atij në vitin 2002.

Belgjika në gjysmëfinale do të përballet me Francën, që në çerekfinalen e parë kishte eliminuar Uruguain. Ndeshja Belgjikë-Francë në program është me datë 10 korrik.

Leave a Reply