Ibraimi: Shumë me rëndësi është të shënojmë në Austri

Besart Ibraimi pa dyshim se është njëri ndër më të merituarit për kualifikimin e Shkëndijës në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. Nga gjithsej 6 golat e shënuar të skuadrës tetovare në 4 ndeshjet e dy xhirove të para, 5 prej tyre mbajnë firmën e bomberit kërçovarë, i cili thotë se edhe sonte ndaj Salzburgut është shumë me rëndësi të shënohet gol.

Me siguri se Salzburgu është favorit, ata janë një skuadër shumë cilësore, mirëpo emri i kundërshtarit nuk ndryshon dëshirën tonë që të luajmë më së miri që mundemi. Nëse e bëjmë këtë, atëherë mund të arrijmë deri te rezultati pozitiv, ndërsa sipas meje është shumë e rëndësishme të shënojmë sonte në Austri. Do të ishte një hap para në luftën për fazën e rradhës, pasi e dimë se lufta kryesore për të kaluar më tej do të zhvillohet në Shkup” – tha Besart Ibraimi.

Rikujtojmë BI7 shënoi 4 gola në ndeshjen e parë ndaj TNS, në të cilën Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 5:0 në Shkup, ndërsa gjithashtu shënoi atë gol me shumë vlera ndaj Sherif Tiraspol po në Shkup, që në fund u tregua i mjaftueshëm që skuadra tetovare të kalojë në raundin e tretë pas barazimit pa gola në Moldavi.

Leave a Reply