I pamëshirshmi Levandovski bënë që Kovaç ta nis me trofe te Bajerni (VIDEO)

Tre gola në këtë ndeshje për “bavarezët” realizoi Robert Levandovski (21′, 26′ 54′), ndërsa nga një gol shtuan edhe Kingsli Koman dhe Tiago Alkantara.
Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare në krye të Bajernit të Munihut për trajnerin Niko Kovaç, i cili në postin  e trajnerit gjatë kësaj vere zëvendësoi legjendën, Jup Hejkens.
Para kësaj strategu kroat kishte bërë një punë të shkëlqyer me Ajntrahtin e Frankfurtit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar fitoi Kupën e Gjermanisë, duke mundur në finale pikërisht ekipin e tij aktual, Bajernin e Munihut.
Me këta të fundit Kovaç e nisi mbarë, me trofe, duke i dhuruar në këtë mënyrë trofeun e katërt në 7 vitet e fundit në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

Leave a Reply