ZYRTARE, Fiorentina transferon zviceranin e Uest Hamit

Skuadra e Fiorentinës edhe zyrtarisht ka transferuar mesfushorin zvieran të Uest Hamit, Edmilson, njofton faqja zyrtare e skuadrës nga “Artemio Franki”.

Fernandes Edmilosn te Fiorentina do të luaj në formë huazimi, ndërsa sipas informacioneve jo zyrtare klubi “vjollcë” skuadrës londineze do ti paguajë një shumë prej 1 milion euro.

Thuhet se në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston edhe opcioni për blerjen e kartonit të Edmislon nga ana e Fiorentinës, nëse drejtuesit e kësaj skuadre pajtohen të paguajnë shumën e 8 milion eurove.

Uest Hami e kishte blerë zviceranin verën e vitit 2016-të nga rradhët e Sionit, për një shumë prej 6.4 milion euro.

Leave a Reply