Renova vazhdonë serinë negative ndaj Vardarit (VIDEO)

Renova edhe pas 14 ndeshjeve kampionale me rradhë nuk arriti që të mund Vardarin, skuadër kjo e cila në derbi ndeshjen e javës së dytë në LPFM, mundi ekipin nga Xhepçishti në Tetovë me rezultatin minimale 0:1, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Jeton Beqiri luftoi shumë për të marrë një rezultat pozitiv, megjithatë mysafirët nga Shkupi në fund arritën që të shënojnë në rrjetën e Kobetiç dhe brenda një jave sërish ta lëshojnë të pamposhtur stadiumin e qytetit në Tetovë.

 

Vardari avanson ndaj Renovës në Tetovë

Vardari avanson ndaj Renovës në TetovëRENOVA – VARDARI 0:1(T. Barsegian 75')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.

Golin e vetëm dhe të fitores për Vardarin në këtë ndeshje e realizoi, Tigran Barsegian në minutën e 75-të, me një goditje nga  rreth 15 metra, duke shënuar edhe golin e dytë në këtë edicion nga po aq ndeshje. Rikujtojmë armeni Barsegian realizoi golin e parë në atë barazim 2:2 ndaj Shkëndijës.

Ndryshe ishte kjo fitorja e 11-të në 14 ndeshjet e fundit për Vardarin në përballjet kampionale ndaj Renovës, skuadër kjo e cila për herë të fundit Vardarin e kishte mundur me 22 nëntor të vitit 2014-të.

Leave a Reply