Krstovski hero i A. Pandev, i vetëm mundi Bellasicën (VIDEO)

Derbi i parë lokal i Strumicës i zhvilluar në historinë e këtij qyteti midis Bellasicës dhe Akademia Pandevit, i ka takuar kësaj të fundit, e cila me dy golat e Mario Krstovskit në fund shënoi fitore me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat Krstovski i realizoi gjatë pjesës së dytë, edhe atë në 15 minutëshin e fundit të takimit. Golat e tij fitojnë në peshë, pasi i njëjti në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 71-të në vend të Milovanoviç, ndërsa vetëm pas 4 minutave të kaluara në fushë, arriti që të mposht portierin e Bellasicës, Nikolla Vujanac.

A. Pandev avanson në derbin lokal të Strumicës përballë Bellasicës

A. Pandev avanson në derbin lokal të Strumicës përballë BellasicësBELLASICA – A. PANDEV 0:1(M. Krstovski 75')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.

Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e tifozëve të Akademia Pandev në shkallët e stadiumit “Mladost”, që tuboi një numër të konsiderueshëm tifozësh për një derbi siç ishte ky i sotmi, midis Bellasicës dhe Akademia Pandevit.

Pas këtij goli të kushtimisht thënë skuadrës mysafire, Bellasica me të gjitha forcat e saj kërkonte golin e barazimit, mirëpo pas një kundërzbritjeje të shpejtë Krstovski në minutën e 86-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, duke vulosur edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje të Akademia Pandevit në sezonin e ri futbollistik.

Mario Krstovski shenon edhe golin e dyte ndaj Bellasices

Mario Krstovski shenon edhe golin e dyte ndaj BellasicesBELLASICA – A. PANDEV 0:2(M. Krstovski 85')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.

Falë kësaj fitore Akademia Pandev me 6 pikë kryeson renditjen, duke lënë pas Vardarin dhe Pobedën me nga 4 pikë, ndërsa Rabotniçki dhe Renova me nga 3 pikë, renditen në pozitan 4 dhe 5.

Leave a Reply