Bunjamin Shabani me tjetër paraqitje pozitive në Armeni (VIDEO)

Bunjamin Shabani shpejt ka gjetur veten në elitën e futbollit armen, pasi ka regjistruar edhe një tjetër paraqitje pozitive për ekipin e tij Shirak në kuadër të xhiros së tretë.

Paraqitja e Shabanit ofroi skuadrën e tij pranë fitors në transfertën me Arat-in, kur në minutën e 42-të bëri një lëvizje të bukur në zonë kur me finte hedh nga loja kundërshtarin, duke fituar penallti. Për fat të keq bashkëlojtari i tij nuk shfrytëzoi goditjen nga 11 metra, duke lënë në fund rezultatin e fillimit 0:0.

Për Shirakun ky ishte barazimi i tretë në po aq ndeshje të luajtura në elitën futbollit armen.

@Bunjamin Shabani me tjetër paraqitje pozitive në Armeni

Публикувахте от Sportmania в Понеделник, 20 август 2018 г.

 

Leave a Reply