Crvenza Zvezda në “grupin e vdekjes”, Ronaldo kundër Mançesterit të tij, Barcelona përballë Interit

Pak më parë përfundoi shorti për grupet e Ligës së Kampionëve Europian, ku goglat deshën që ekipi i Crvena Zvezdës nga Beogradi të jetë pjesë e grupit të ashtuquajtur, “grupi i vdekjes”, pasi në të ndodhen skuadrat gjigande si Paris Sen Zhermen, Napoli dhe Liverpulli, njofton “infOSport.mk”.

Një grup tjetër interesant pritet të jetë edhe ai “B”, ku mes tyre forcat do ti masin Barcelona, Totenhami, PSV Ajndhoveni dhe Interi, që rikthehet pas 7 viteve në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Jo më pak interesant pritet të jetë edhe grupi “H”, ku do të luajnë Juventusi, Mançester Junajtedi, Valencia dhe Jang Bojsi.

Skuadra kampione në fuqi e Realit të Madridit mbrojtjen e trofeut do ta nis si pjesë e grupit “G”, ku për kundërshtarë do të ketë Romën, CSKA Moskën dhe Viktoria Plzenin, teksa fituesi i Liga Europa, Atletiko Madridi garat e sezonit të ri në Ligën e Kampionëve do ti nis nga grupi “A”, bashkë edhe me Borusinë e Dortmundit, Monakon dhe Klub Bryzh.

Kampionët e Gjermanisë, Bajern Munih ndodhet në grupin “E”, bashkë me Benfikën, Ajaksin dhe AEK-un, ndërsa kampionja e Turqisë, Galatsaraji do të luaj në grupin “D”, bashkë me Lokomotivën e Moskës, Porton dhe Shalke 04.

Ndeshjet e para në program janë me 18 dhe 19 shtator, ndërsa faza e grupeve është paraparë të përfundojë me datat 11 dhe 12 dhjetor.

Shorti për fazën eliminuese do të hidhet me datë 17 dhjetor.

LIGA E KAMPIONËVE – GRUPET, SEZONI 2018/2019

Grupi A Grupi B Grupi C Grupi D
Atletiko Madridi Barcelona PSZH Lokomotiv M.
Borusia Dort. Totenhami Napoli Porto
Monako PSV Liverpulli Shalke
Klub Bryzh Interi Crvena Zvezda Galatasaraj

 

LIGA E KAMPIONËVE – GRUPET, SEZONI 2018/2019

Grupi E Grupi F Grupi G Grupi H
Bajern M. Mançester S. Real Madridi Juventusi
Benfika Shakhtar D. Roma Mançester J.
Ajaksi Lioni CSKA Moskë Valencia
AEK-u Hofenhajmi Viktoria Plzen Jang Bojs

Leave a Reply