Luante bashkë me Paton dhe Ibrahimoviç, prej sot i bashkohet Tiranës!

Skuadra e Tiranës që këtë vit u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin shqitarë, gjatë ditës së sotme përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar edhe për një afrim tjetër në skuadër.

Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar, Nnamdi Oduamadi, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së njohur italiane. Ai pjesë e “rossonerëve” është që nga mosha e tij e re, duke u sëtrvitur me ekipet e  grupmoshave, ndërsa për shkak konkurrencës së madhe, ai me ekipin e parë të Milanit kishte zhvilluar vetëm një ndeshje, edhe atë gjatë vitit 2010-të kur në lojë ishte inkuadruar në 5 minutat e fundit të takimit.

Pra një futbollistë i rritur në akademinë e Milanit, mirëpo vazhdimisht i huazuar në skuadra të ndryshme gjatë këtyre viteve.

27-vjeçari Nnamdi Oduamadi me 24 herë kampionët e Shqipërisë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa në Tiranë pritet të arrijë javën e ardhshme, ndërsa vetëm pasi të kryej vizitat mjekësore, do të veshë fanellën “bardheblu”.

Leave a Reply