Alioski zbulon sekretin e sukseseve të Maqedonisë

Ezgjan Alioski ishte njëri ndër autorët e golave në ndeshjen e parë ndaj Gjibraltarit, në të cilën Maqedonia shënoi fitore 0:2 në transfertë. Ishte ky një paralajmërim i mirë edhe për ndeshjet e rradhës që i presin “verdhekuqtë”, e që ndeshjen e tyre të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve e zhvillojnë që sot përballë Armenisë, njofton “infOSport.mk”.

Alioski shpreson në një fitore të rradhës, ndërsa në një intervistë për “SuperSport 2”, ai zbuloi edhe sekretin e sukseseve të deritanishme të përfaqësueses së Maqedonisë nën drejtimin e trajnerit Igor Angellovski.

“Kemi një grup kompakt. Futbollistët e rinj nga U21 që erdhën bënë mirë. Angellovski ka bërë një miks, nuk ka bërë shumë ndryshime dhe mendoj se këtu është suksesi i skuadrës sonë” – u shpreh Alioski.

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi që aktualisht mborn ngjyrat e Lids Junajtedit, me përfaqësuesen e Maqedonisë numëron gjithsej 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar.

Leave a Reply