Bardhi: Së paku edhe një, apo dy vite do jem pjesë e Levantes

Enis Bardhi nuk mendon të largohet nga Levante së paku edhe një apo edhe dy vite. Mesfushori shkupjan thotë se ndihet i lumtur që është pjesë e skuadrës nga Valencia, një klub që e don dhe ku e sheh mundësinë e tij për të ecur para në karrierën e tij.

“Kisha shumë oferta, mirëpo mbetem pjesë e Levantes. Luaj në një ndër ligat më të fuqishme botërore, në një klub që më duan dhe këtu e shoh shansin tim për të ecur para në karrierën time. Me siguri edhe një vit, apo ndoshta edhe dy vite do të mbroj ngjyrat e Levantes” – tha Enis Bardhi.

23-vjeçari Bardhi skuadrës spanjolle iu bashkua verën e vitit 2017-të, kur për një shumë prej 1.5 milion euro erdhi nga rradhët e Ujpeshtit. Ai që në sezonin e tij debutues në La Liga u shndërrua në një ndër futbollistët kryesor të Levantes, për të cilën skuadër në 26 ndeshje kampionale realizoi 9 gola.

Edhe në sezonin e ri Bardhi është një titullarë i padiskutueshëm, duke luajtur në tre ndeshjet e para të sezonit të ri, ku Levante ka grumbulluar 4 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 10-të.

Leave a Reply