LDFM -Perëndim, java 4 sjellë përballje shumë interesante

Të shtunën në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së katërt, e cila prodhon disa ndeshje mjaft interesante, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Struga Trim Lum që për momentin bashkë me Genç Kalemler udhëheq kreun e tabelës në Konferencën e Perëndimit, këtë javë do të jetë mysafire e Pelisterit në Manastir.

Skuadra e fundit finaliste e Kupës së Maqedonisë nuk po kalon momente të mira, ndërsa këtë më së miri e pasqyron edhe starti i këtij sezoni, ku në tre javët e para ka marrë vetëm dy pikë.

Gostivari që gjithashtu shihet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë, do të përballet me Goblenin në derbin shqiptarë të javës së katërt, teksa Vëllazërimi do të mirëpret Teteksin.

Korabi me trajnerin e ri, Mensur Nexhipi, një emër shumë i njohur në trojet tona do të tentojë të marrë fitoren e parë të sezonit si vendas përballë Skopjes, teksa Genç Kalemler do të luaj në Strugë përballë Labunishtës, me shpresë se do të vazhdojë serinë pozitive dhe se do të mbaj hapin me skuadrën e Struga Lum.

Të gjitha ndeshjet e javës së katërt startojnë në ora 15:30.


LDFM – Perëndim, Java IV
15.09. 15:30 Korabi – Skopje
15.09. 15:30 Gostivari – Gobleni
15.09. 15:30 Pelisteri – Struga Trim Lum
15.09. 15:30 Vëllazërimi – Teteksi
15.09. 15:30 Labunishta – Genç Kalemler


 

Leave a Reply