LPFM, java e 5-të e gjitha në një ditë

Java e pestë në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet vetëm brenda një dite, edhe atë me të gjitha ndeshjet që do të startojnë në ora 15:30, njofton “infOSport.mk”.

Derbi ndeshja e javës do të zhvillohet në Tetovë ku kampionët në fuqi të Shkëndijës do të mirëpresin liderin aktual, Rabotniçkin. Jo më pak interesante pritet të jetë ndeshja midis rivalëve të vjetër nga kryeqendra jonë, Vardari-Shkupi, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, teksa Renova do të jetë mysafir i Pobedës në Manastir.

Akademia Pandevi që e nisi mjaft mirë sezonin e ri në LPFM, do të jetë nikoqir i Sileksit, teksa në ndeshjen e fundit që do të zhvillohet në lagjen e Gjorçe Petrovit, mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e inkuadruara këtë vit në mesin e më të mirëve, Makedonija Gj. P dhe Bellasica.


LPFM, Java 5
16.09. 15:30 Akademia Pandevi – Sileksi
16.09. 15:30 Makedonija Gj.P – Bellasica
16.09. 15:30 Pobeda – Renova
16.09. 15:30 Shkëndija – Rabotniçki
16.09. 15:30 Vardari -Shkupi


 

Leave a Reply