Boreci i Mustafës dhe Kallabës nuk ka të ndalur (VIDEO)

Boreci ka shënuar edhe fitoren e 5-të nga po aq ndeshje në sezonin e ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Lindje, duke mundur sot si vendas Kozhuvin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Gjevgjelia, te e cila sot mungoi sulmuesi i talentuar shqiptarë, Emir Skenderi, edhe përkundër disfatës mund të krenohet se është skuadra e parë që i shënon Borecit në këtë sezon dhe që mposht për herë të parë portierin shqiptarë, Burhan Mustafa.

Ky i fundit kapituloi në minutën e 25-të, kur Marjan Ristovski shënoi një super gol për barazim të rezultatit në 1:1, pas atij goli të Bojan Kolevskit që në minutën e 5-të, ndërsa golin e fitores për Borecin e realizoi   Simeon Hristov në minutën e 86-të nga pika e bardhë.

Burhan Mustafa mposhtet pas plotë 385 minutave

Burhan Mustafa mposhtet pas plotë 385 minutaveBORECI – KOZHUVI 1:1(B. Kolevski 5' – M. Ristovski 25')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 септември 2018 г.

Tikveshi në ndeshjen tjetër më interesante të kësaj jave në Konferencën e Lindjes falë golit të shënuar nga Naumçe Bakraçeski në minutën e 65-të mundi Bregallnicën, duke u barazuar me pikë me këtë të fundit, që të dyja nga 9 pikë, ndërsa Kit Go falë fitores minimale 0:1 në transfertën ndaj Detonit Junior, tashmë me 10 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Borecit që ka 15 pikë, transmeton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje te Detonit Junior në bankinë debutoi ish futbollisti i Cementarnicës dhe Vardarit, Zhanko Savov, i cili megjithatë nuk kishte një debutim të suksesshëm, ndërsa me një gjë të tillë mund të lëvdërohet Dobre Dimovski, trajneri i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, i cili sot me fitore debutoi në bankinën e Sasa-s, që si vendas në Makedonska Kamenicë mundi Vardar Negotinën.

Në ndeshjen e fundit të javës së 5-të, Partizan Obrshani me rezultatin 2:1 mundi Plaçkovicën.

LDFM – Lindje, Java V

Boreci 2 – 1 Kozhuvi
Detonit Junior 0 – 1 Kit Go
Partizan O. 2 – 1 Plaçkovica
Sasa 1 – 0 Vardar N.
Tikveshi 1 – 0 Bregallnica

Leave a Reply