Mbyllen 45 minutat e para, Shkëndija dhe Shkupi me epërsi, Renova dhe Bellasica barazojnë

Janë mbyllur 45 minutat e para të katër ndeshjeve të sotme të javës së 6-të në elitën e futbollit vendor, ku Shkëndija dhe Shkupi janë në avantazh, ndërsa Renova këtë pjesë e mbylli me barazim pa gola përballë Bellasicës në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Shkupi avansoi me golin e shënuar nga Suhejl Muharemi në minutën e 9-të, kur përfitoi nga një devijim i portierit Jovanovski, pas goditjes së fortë të Viktor Angellov nga gjuajtja e lirë, ndërsa Shkëndija golin e epërsisë ndaj Sileksit e realizoi në minutën e 15-të. Ishte skuadra vendase që kishte rast ideal për të shënuar vetëm disa sekonda më parë, ndërsa në vazhdim të aksionit, pas asistit perfekt të Besart Ibraimit për Besmir Bojkun, ky i fundit shënoi në rjetën e skuadrës së Sileksit.

Në Manastir në ndeshjen midis Pobedës dhe Akademia Pandevit janë shënuar gjithsej 3 gola, ku skuadra mysafire po avanson me rezultatin 2:1, falë golave të shënuar nga Milovanoviç (8’) dhe Shikov (39’), teksa golin e vetëm për skuadrën vendase e realizoi Trajçe Efremov 4 minuta para fundit të pjesës së parë.

LPFM, Java VI – Rezultatet e 45 minutave të para
Pobeda 1 : 2 A. Pandev
Renova 0 : 0 Belasica
Shkupi 1 : 0 Makedonija Gj.P
Sileks 0 : 1 Shkendija

Leave a Reply