Super goli i Adilit dhe fitore e madhe e Vëllazërimit ndaj, Struga Trim Lum (VIDEO)

Vëllazërimi ka dalë fitues në derbi ndeshjen e javës së 11-të në Ligën e Dytë – Perëndim përballë liderit aktual, Struga Trim Lum, njofton ‘infOSport.mk’. Kjo fitore e skuadrës kërçovare fiton në peshë, duke pasur parasysh se luajtën pa 6 futbollistë titullarë (Kushtrim Ballazhi,Abdullah Sejdini, Mërgim Dani, Armend Aliu, Agon Elezi dhe  Altin Sefo), ndërsa për më tepër tashmë rikthehet në garë për dy vendet e para. Pjesa e parë doli të jetë thuajse e barabartë, me Struga Trim Lum që shfrytëzoi momentin e saj më të bukur dhe në minutën e 26-të me anë të Nijas Lenës kaluan në epërsi. Lena shënoi nga pika e bardhë, ndërsa ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutuave të para.

Shkupjani Gëzim Bakievski në minutën e 66-të solli simetri në rezultat, ndërsa në minutën e 79-të, ndodhi edhe momenti më i bukur i ndeshjes.

Super goli i Murat Adilit ndaj Struga Trim Lum

Super goli i Murat Adilit ndaj Struga Trim Lum

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 27 октомври 2018 г.

Struga Trim Lum ishte në sulm dhe para portës së Vëllazërimit kanosej rreziku, mirëpo i njëjti u evitua shumë shpejtë, ndërsa Murat Adili si një ‘tank’ me hapa të shpejtë derpërtoi në gjysmëfushën e kundërshtarit, duke shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ishte ky një super gol i sulmueist kërçovarë, që në këtë mënyrë i siguroi tre pikët skuadrës së tij, që tashmë me 17 pikë renditet në pozitën e 3-të, teksa Struga Trim Lum vazhdon të mbajë kreun me 21 pikë të tubuara në 11 xhirot e para.

Leave a Reply