Muamed Sejdini uron besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit

Sonte gjithë muslimanë zgjohemi në syfyr, për të filluar edhe zyrtarisht muajin e shenjtë të Ramazanit. Për këtë muaj të veçantë të besimtarëve të fesë islame, nuk ka munguar as urimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, i cili përmes profilit të tij në facebook kishte shkruar:

Postimi i plotë i Muamed Sejdinit:

“Të gjithë besimtarëve të fesë Islame ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sot fillon muaji i qetësisë dhe pastrimit shpirtërorë, muaji i shpëtimit dhe i mirësive, muaji i mëshirës dhe faljes së gabimeve, muaji i pranimit të lutjeve dhe paqes fillon sot!

I mbarë dhe i lehtë qoftë agjërimi për gjithë besimtarët myslimanë!”

Leave a Reply