Super Shaqiri shënon në fitoren e Liverpullit (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka gjetur golin e parë në Premierligë me fanellën e Liverpullit, teksa shënoi në fitoren 4:1 të skuadrës nga ‘Enfilld Roud’ përballë Kardifit, njofton ‘infOSport.mk’. Super Shaqiri shënoi golin e tretë, kur mjaft mirë pranoi nëj pasim nga ana e Mohamed Sallah, ndërsa edhe më mirë u lirua nga kundërshtari i tij, duke shënuar në ato momente për 3:1.

E gjithë kjo në minutën e 84-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 3 minuta më pas pas një pasimi tjetër perfekt të Mohamed Sallah, ishte kësaj rradhe Sadio Mane që shënoi golin e katërt, dhe të fundit në këtë ndeshje.

Ndryshe Mane kishte shënuar edhe golin e dytë në minutën e 66-të, teksa Mohamed Sallah kishte realizuar golin e parë në minutën e 10-të. Golin e vetëm për Kardifin e realizoi Paterson në minutën e 77-të.

Falë kësaj fitore Liverpulli tashmë i vetmuar kryeson renditjen me 26 pikë, dhe në të njëjtën do të qëndrojë deri të hënën në mbrëmje, atëherë kur ndeshjen e saj do ta zhvillojë Mançester Siti, ndjekësi më i afërt i skuadrës së Jurgen Klop, që me 23 pikë renditet në pozitën e dytë. Kampionët në fuqi të Anglisë të hënën do të përballen me Totenhamin në transfertë.

Leave a Reply