Verati do të përforcojë rradhët e Atletiko Madrid?

Pasi ka shijuar emocionet e futbollit italian dhe francez, Marko Verati duket se do të përjetojë emocionet e La Liga-s spanjolle.

Atletiko Madrid sipas “L’Equipe” është e interesuar për mesfushorin e PSZh-së. Trajneri i “jorganxhinjëve”, Diego Simeone pëlqen shumë lojën e italianit, të cilin e do në skuadër për sezonin e ri.

Atletiko Madridi deri më tani ka nënshkruar me Javi Galan, Caglar Soyuncu, Cesar Azpilicueta dhe Santiago Mourino.

Drejtuesit e skuadrës së Atletiko Madrid, thuhet se kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e PSZh-së, për transferimin e mundshëm të italianit gjatë kësaj verë në Madrid.

Kartoni i mesfushorit Verati në tregun europian të futbollit kap shifrën e 80 milionë eurove.

Leave a Reply