Goli debutues i Angellov i solli 3 pikë shumë të vlefshme FC Shkupit (VIDEO)

FC Shkupi ka regjistruar një fitore shumë të vlefshme në kuadër të javës së 12-të, duke mundur në Çair skuadrën e Akademia Pandev, njofton ‘infOSport.mk’. Ishte kjo fitorja e dytë e njëpasnjëshme e ‘bardhekaltërve’ si vendas, pas asaj ndaj Sileksit (2:0), ndërsa kjo rikthen vetëbesimin në mesin e gjithë futbollistëve të cilët shpresojnë të kapin një seri të rezultateve pozitive.

FC Shkupi e dëshironte më shumë fitoren në këtë përballje, ndërsa një gjë e tillë u vërejt edhe nga posedimi i topit dhe kanosjeve drejt portës kundërshtare.

Gjatë 45 minutave të para Shkupi kanosej me futbollistë të ndryshëm, ndërsa rastin më të mirë për të hapur rezultatin e pati, Viktor Angellov, i cili përfitoi nga një devijim i portierit Çubrakoviç, mirëpo që tentativa e tij për të mposhtur portierin e Akademia Pandev përfundoi vetëm mbi portë.

Mirëpo atë që nuk e bëri gjatë pjesës së parë, Viktor Angellov e bëri në minutën e 71-të, kur nga një top i devijuar nga këmbët e mbrojtësit mysfair Iliev, me të djathtën e tij arriti që të mposht portierin Çubrakoviç.

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim të rezultatit, edhe pse Angellov shumë lehtë mund të ndodhte që të shënonte edhe golin e dytë në aksionin e rradhës të vendasve, por që mbrojtja mysafire reagoi me kohë dhe evitoi topin nga vija fatale e golit.

Për FC Shkupin ishte kjo fitorja e tretë sezonale dhe e dyta nën drejtimin e strategut turk, Umit Karan, i cili beson se nga ndeshja në ndeshja skuadra e tij mund të rritet edhe më shumë.

FC Shkupi me 12 pikë të tubuara tashmë renditet në pozitën e parafundit, ndërkohë pavarësisht kësaj disfate, Akademia Pandev renditet në pozitën e tretë me 19 pikë të tubuara.

Leave a Reply