Gostivari kontakton Ylber Alilin e Goblen Junior!

Me të përfunduar stinori vjeshtor në futbollin vendor, drejtuesit e skuadrave kanë filluar të mendojnë për transferimet e reja, me të cilët do të plotësonin ato zbrastira që ishin paraqitur në ndeshjet e pjesës së parë të sezonit 2018/2019. Një ndër skuadrat që kërkon të përforcohet është edhe skuadra e Ligës së Dytë – Perëndim, Gostivari.

Burime të afërta me ‘infOSport.mk’ bëjnë me dije se Gostivari ka bërë kontaktet e para me futbollistin më të mirë të Goblen Juniorit gjatë stinorit vjeshtorë, Ylber Alili, për të cilin interesim kishte shfaqur edhe Korabi.

Megjithatë situatën rreth talentit kumanovarë me shumë vëmendje po e përcjellë edhe skuadra kroate e Slaven Belupos, që gjithashtu dëshiron të marrë atë në rradhët e veta.

Kapiteni Alili ishte një lider i vërtetë i Goblenit në sezonin debutues të skuadrës kumanovare në Ligën e Dytë – Perëndim, ku përveç golave të shënuar, ai dallohej edhe me asistet dhe grindën e tij që tregonte në fushën e blertë.

Leave a Reply