Enis Bardhi ‘mbreti’ i gjuajtjeve të lira, Messi shumë mbrapa tij (VIDEO)

Enis Bardhi është mbreti i gjuajtjeve të lira. Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Maqedonia ka përqindjen më të mirë të goditjeve nga gjuajtjet e lira, duke lënë mbrapa vetes shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë këtu edhe argjentinasin Lionel Messi, transmeton ‘infOSport.mk’.

SUPER GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ GETAFES

SUPER GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ GETAFES

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

Ky i fundit pa dyshim se është më i miri në shumë aspekte, mirëpo definitivisht kur janë në pyetje gjuajtjet e lira, ai nuk mund të veçohet në këtë garë as në La Liga, por as në klubin e tij.

Emri i parë që veçohet në La Liga, është ai i Enis Bardhit, i cili ka një përqindje prej 22.2% të realizimit. Bardhi nga gjithsej 27 tentativa ka realizuar 6 gola, ndërsa pas tij me përqindjen më të mirë të realizimit renditet braziliani i Barcelonës, Filipe Kutinjo (20%), i cili nga 25 tentativa ka realizuar 5 gola.

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletik Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletol Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 април 2018 г.

Antuan Grizman ka numrin e njëjtë të tentativave për gol nga gjuajtjet e lira, si të Enis Bardhit (27), mirëpo ka të shënuar vetëm 5 gola, duke u renditur i treti në këtë listë me 18.5% të finalizimeve, teksa Lionel Messi ndodhet vetëm në pozitën e 15-të.

SUPER GOLI I BARDHIT NDAJ BARCELONËS

SUPER GOLI I BARDHIT NDAJ BARCELONËS

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 май 2018 г.

Ylli i Barcelonës nga gjithsej 179 tentativa ka realizuar 17 gola, më shumë se çdo kush tjetër, mirëpo me një përqindje shumë më të vogël të finalizimeve, krahasuar me Enis Bardhin. Vetëm 9.5% është efekti i goditjeve të sakta nga gjuajtjet e lira të Lionel Messit, i cili në ndeshjen e javës së fundit në La Liga kundër Espanjollit realizoi dy super gola, duke avansuar këtë edicion me rezultatin 2:0 ndaj Enis Bardhit, i cili rastin e parë për të realizuar një gjë të tillë do ta ketë që këtë fundjavë në përballjen direkte ndaj Lionel Messit, kur në ‘Siudad de Valencia’, Levante e tij do të mirëpret Barcelonën, aktualisht lider në La Liga.

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj Barcelones

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj BarcelonesKesaj rradhe shkupjani mposht Ter Shtegenin me te majten e tij

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 май 2018 г.

Rikujtojmë sezonin e kaluar Levante ishte skuadra e vetme që mundi Barcelonën në ndeshjet e La Ligas, teksa Enis Bardhi shkëlqeu në atë fitore 5:4, duke realizuar dy super gola, mirëpo që të dy nga loja.

Leave a Reply