Kukësi gati ti marrë Shkëndijës portierin Zahov!

Kukësi është skuadra më aktive e merkatos së dimrit në Superligën shqiptare. Skuadra nga Verilindja e Shqipërisë ditë më parë arriti që të transferojë një ndër dëshirat e Shkëndijës, Eduart Rrocën, ndërsa tashmë drejtuesit e kësaj skuadre janë të gatshëm që nga skuadra tetovare të marrin edhe portierin standard, Kostadin Zahov.

Lajmin e ka bërë të ditur “Telesport”. Kontrata e Zahov me kampionët e Shkëndijës mbaron më datë 15 janar, ashtu që shumë lehtë mund të ndodh që gardiani 31-vjeçar te Kukësi të shkoj me parametra zero.

Zahov pjesë e Shkëndijës është për plotë 3 vite, duke regjistruar plotë 101 ndeshje. Ai në stinorin vjeshtorë ishte një ndër lojtarët më stanard, duke qenë prezent në plotë 17 ndeshje, ndërsa gjithashtu ishte titullarë i padiskutueshëm edhe në 8 ndeshjet europiane të këtij edicioni (6 në Ligën e Kampionëve dhe 2 në Liga Europa).

Leave a Reply