Kampionët nuk dorëzohen, Mançester Siti i shkaktoi disfatën e parë Liverpullit të Shaqirit (VIDEO)

Mançester Siti i ka shkaktuar disfatën e parë Liverpullit, duke bërë shumë më interesante luftën për titulliln e kampionit në Premierligën angleze, njofton ‘infOSport.mk’. Në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në elitën e futbollit anglez, Mançester Siti në ‘Etihad Stadium’ mundi ekipin e Jurgen Klop me rezultatin 2:1.

Kun Aguero 5 minuta para fundit të pjesës së parë i dha avantazhin Sitit, duke paralajmëruar disfatën e parë të skuadrës nga ‘Enfilld Roud’, e cila megjithatë në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 64-të u rikthye në lojë falë golit të brazilianit Firminjo.

Megjithatë kampionët në fuqi të Anglisë nuk u demoralizuan, përkundrazi në minutën e 72-të me anë të Leroj Sane sërish kaluan në epërsi, të cilën e ruajtën deri në fund të takimit, duke ruajtur në këtë mënyrë gjasat dhe ato pak shpresa për të mbrojtur titullin e kampionit.

Me këtë fitore Siti sërish rikthehet në pozitën e dytë me 50 pikë të tubuara, 4 më pak se Liverpulli që vazhdon të ëndërrojë titullin kampion, që tashmë i mungon plotë 29 vite.

Leave a Reply