Liverpulli u mposht, ja dy skuadrat e vetme ende të pamposhtura në TOP5

Nevojiteshe të zhvillohet java e 21-të në Premierligë, që Liverpulli më në fund të njoftohet me disfatën. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop të enjten në mbrëmje u mposht në transfertën ndaj kampionëve në fuqi Mançester Siti, duke pësuar kështu disfatën e parë në Premierligë.

Tashmë kanë mbetur vetëm dy skuadra nga TOP5 ligat europiane që nuk kanë shijuar disfatë. Fjala është për Juventusin në Itali, që në 19 ndeshjet e deritanishme ka regjistruar 17 fitore dhe vetëm 2 barazime si dhe Paris Sen Zhermenin në Francë, që në 17 xhirot e para numëron 15 fitore dhe 2 barazime.

Mirëpo pavarësisht disfatës, Liverpulli vazhdon të kryesojë renditjen në Premierligë, njëjtë sikurse Juventusi në ‘Serie A’ dhe PSZH-ja në ‘Ligue 1’.

Liverpulli ka 54 pikë, 4 më shumë se ivali direkt për titull, Mançester Siti, teksa Juventusi dhe PSZH-ja kanë një epërsi edhe më të madhe ndaj ndjekësve të vetë.

Kështu Juve pas 19 xhirove ka tubuar 53, 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë, teksa PSZH-ja në 17 xhiro ka tubuar 47 pikë, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt, Lille.

Leave a Reply