Shembull i profesionalizmit, për Zhalgirisin, Mevlan Adili është “Shqiptari nga Maqedonia”

Të huajt na respektojnë më shumë, kur bëhet fjal për përkatësinë etnike. Duke mos dashur të hyjmë në sferën e politikes dhe me atë se si trajtohemi këtu si shqiptarë, është për shembull dhe krenari se si e kanë përshkruar stafi i medias së Zhalgirisit futbollistin nga Shkupi Mevlan Adilin që sot firmosi dhe u prezantua te klubi lituanez.

“Shqiptari nga Maqedonia është i lindur dhe i rritur në Shkup” – thuhet në fillim të tekstit në faqen zyrtare të klubit të Zhalgirisit. Kjo ka tërhequr mjaft përshtypje të mirë, pasi pala e klubit ka përshkruar futbollistin në mënyrë profesionale ashtu siç duhet të jetë dhe është në të vërtet, duke dhënë një shembull për të gjithë tjerët e sidomos për klubet maqedone të vendit tonë, ndërsa shembull mund të jetë edhe për shumicën e mediave shqiptare në Shqipëri, të cilat ende vazhdojnë t’i quajnë futbollistët dhe ekipet shqiptare që militojnë në kampionatet e Maqedonisë si “maqedonase”. /InfOSport.mk

Linku i lajmit te Adilit në faqen zyrtare të Zhalgirisit:
http://www.fkzalgiris.lt/naujienos/n7542.html

Leave a Reply