Shkëndija nesër zhvillon miqësoren e dytë në Antalia të Turqisë

Shkëndija sot ka kompletuar ditën e gjashtë të përgatitjeve në Antalia, aty ku gjatë ditës së nesërme i pret edhe miqësorja e dytë, e ku për kundërshtarë do të kenë skuadrën ruse të FC Orenburg.

Skuadra ‘kuqezi’ vazhdon të punojë sipas planprogramit të stafit teknik. Ritmi i stërvitjeve vazhdon të jetë i lartë, duke pasur parasysh se futbollistët ‘kuqezi’ punojnë nga dy herë në ditë me seanca të kombinuara për akumulim të forcës, kondicionit fizik, pa lënë pas pjesën tekniko-taktike.

Sot në seancën e paraditës skuadra ‘kuqezi’ punoi pliometri, me Agim Ibraimin, Neshat Muratin, Bazhe Todorovskin, Stenio  Zhunior dhe Zeni Husmanin që kaluan testime fizike para se të bashkohen me pjesën tjetër të ekipit.

Rikujtojmë në kontrolluesen e parë, që zgjati vetëm 37 minuta për shkak shiut të rrëmbyeshëm që kaploi qytetin e Antalias, Shkëndija shënoi fitore 2:0 ndaj zviceranëve të Grasshopersit.

Leave a Reply