Formacioni i FC Shkupit ndaj Pobedës

FC Shkupi gjatë ditës së sotme do të mirëpret Pobedën në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Pas barazimit 2:2 me Sileksin në Kratovë në kuadër të ndeshjes së parë të stinorit pranveror, “bardhekaltërit” nga Çairi sot besojnë në fitoren e parë, ndërsa trajneri Umit Karan vjen vetëm me një ndryshim në formacion për dallim nga ndeshja e javës së kaluar.

Në 11-shen e parë do të mungojë Besar Iseni, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës janë të njëjtit, me Besart Krivanjevën që do të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Fatih Ismailin, i cili ëshët zhvendosur në qendër të mbrojtjes bashkë me Amir Bilalin, teksa Muarem Bajrami kësaj rradhe do të luaj si mesfushorë i fundit.

Më poshtë keni formacionin e FC Shkupit që do të zbresë sot përballë Pobedës.

Leave a Reply