Mediat italiane, Zidane zëvendëson Allegrin

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane duket se është kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e gjigantit italian, Juventus.

Sipas medieve italiane, tekniku francez është favorit për të zëvendësuar Allegrin, i cili në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Italisë.

Zidane nga koha kur u largua nga Real Madridi, është i papunë, por duket se ish-ylli i Juventusit e Real Madridit, verën që vjen do të marrë “timonin” e torinezëve.

“Zidane është favoriti kryesor për të zëvendësuar Allegrin tek Juventus”, shkruajnë mediat italiane.

Leave a Reply