Mihajllov: Gati edhe për fitoren e rradhës

Skuadra kryesuese në Ligën e Dytë – Lindje, Boreci në ndeshjen e javës së 16-të do të jetë mysfair i Vardar Negotinës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Velesi është favorit absolut, ashtu që çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte një befasi e madhe.

Trajneri i Borecit, Gorazd Mihajllov në një prononcim për portalin tonë, thotë se e respekton edhe Vardar Negotinën, ashtu edhe si çdo skuadër tjetër, mirëpo që beson në një rezultat pozitiv.

“Ne si në çdo ndeshje tjetër jemi maksimalisht të përgatitur dhe futemi me mendje pozitive. Respektojmë çdo skuadër, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Besoj se do e kemi të vështirë, mirëpo ne do të japim më të mirën nga vetja për të arritur një rezultat pozitiv nga kjo përballje” – tha enkas për “infOSport.mk”, Gorazd Mihajllov.

Leave a Reply