Maqedonia ndaj Sllovenisë pa Hasanin

Ferhan Hasani për shkak dëmtimit të pësuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Letonisë, nuk ka udhëtuar fare për në Slloveni, aty ku të dielën përfaqësuesja e Maqedonisë do të zhvillojë ndeshjen e dytë eliminatore, e vlefshme për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.

Hasani për shkak problemeve me muskujt braktisi ndeshjen ndaj letonezëve që në minutën e 23-të, kur u zëvendësua nga Elif Elmaz, i cili më pas rezultoi deçiziv në fitoren 3:1 të Maqedonisë, me dy golat e shënuar në rrjetën e Venins.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski nuk ka ftuar askënd në vendin e Hasanit.

Ndeshja e xhiros së dytë në grupin “G” midis Sllovenisë dhe Maqedonisë në program është të dielën (24 mars) me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Stozhice” në Ljublanë.

Leave a Reply