Sejdini bashkë me zyrtarin e lartë të UEFA-s, Favre vizitë stadiumit dhe Komunës së Çairit

Numri një i futbollit vendor, Muhamed Sejdini, bashkë edhe me sekretarin e Federatës z. Filip Popovski dhe përfaqësuesin e lartë të UEFA-së, njëherit edhe udhëheqësin e programit “Hat Trick” z. Tieri Favre, vizituan Komunën e Çairit dhe njëherit stadiumin e FC Shkupit, ku me krerët e tyre diskutuan rreth detajeve të projektit të përbashkët për ndërtimin e tribunës së dhe rrjedhën e procesit ndërtimor të saj.

Gjatë takimit z. Favre u shpreh: “Ne si UEFA çdoherë do të japim përkrahje këtyre llojeve të projekteve dhe më e rëndësishmja është se pas realizimit të këtij projekti, stadiumi në Çair nuk do të jetë vetëm në shërbim të klubit të saj lokal, por edhe të Kombëtares së Futbollit Vendor. Kuptuam sa e duan njerëzit këtu futbollin, sa vlerë ka KF Shkupi për ta dhe vendosëm të ndihmojmë në maksimum.”

Takimi u përmbyllë me vizitën e stadiumit të FC Shkupit, ku u mirëpritën nga drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.

Leave a Reply