Futsal, Lekiq fton 8 shqiptarë te përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për eliminatoret e Euro 2019

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futsal tashmë tre ditë me rradhë po përgatitet për turneun eliminator që nga data 26 mars deri me 29 mars do të zhvillohet në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia është në grup me Rumaninë, Belgjikën dhe Ukrainën, ndërsa në prag të këtyre takimeve, të vlefshme për një vend në Europianin e këtij viti që do të mbahet në Lituani, trajneri Zoran Lekiq ka grumbulluar plotë 19 lojtarë, përfshirë këtu edhe 8 shqiptarë. Fjala është për dyshen e Juventus Seravës, Egzon Jashari dhe Furkan Shabani, lojtarin e Futsal Shkupit, Sead Demiri, pastaj dyshen e Karadakut, Ersin Sulimani dhe Sami Alili, Arlind Imerin e Goblenit dhe dy lojtarët e Nju Star, Bilal Iseni dhe Xhihad Bislimi.

Nga gjithsej 19 lojtarët e grumbulluar, vetëm 12 prej tyre do të jenë pjesë e grupit përfundimtarë, që do të zhvillojnë 3 ndeshjet eliminatore.

Ndeshjen e parë Maqedonia do ta zhvillojë kundër Rumanisë me 26 mars, vetëm një ditë më pas pason ndeshja  kundër Belgjikës, ndërkohë ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit do ta zhvillojë kundër Ukrainës.

Që të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në palestrën në Kale, edhe atë duke filluar nga ora 18:30.

Leave a Reply