Futsal Shkupit po i buzëqesh titulli kampion, fitojnë edhe në Shtip (VIDEO)

Futsal Shkupi nuk njeh kundërshtarë edhe në fazën e ndeshjeve të “Play-off” në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi të enjten në mbrëmje shënoi një ndër fitoret më të mëdha në këtë fazë, duke mundur Astibon në transfertën në Shtip me rezultat 7:2.

Edhe pse kjo konsiderohej si një ndër ndeshjet më të vështira të Futsal Shkupit, në fund të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq, i’a dolën të marrin një fitore shumë të lehtë, kjo falë performancës së tyre të shkëlqyeshme në pjesën e dytë.

FESTA E MADHE PAS FITORES NË SHTIP NDAJ ASTIBO-s

FESTA E MADHE PAS FITORES NË SHTIP NDAJ ASTIBO-s

Публикувахте от Futsal Shkupi в Четвъртък, 21 март 2019 г.

Ndryshe pjesa e parë ishte më e ekuilibruar dhe e njëjta u mbyll vetëm me një gol epërsi për Futsal Shkupin (1:2), ndërkohë në pjesën e dytë gjithçka fliste në anën e “bardhekaltërve”, të cilët tashmë janë shumë pranë titullit të dytë kampion në historikun e tyre.

Ndryshe më i merituar për këtë fitore të Futsal Shkupit, ishte Ismet Ceka, që shënoi 4 gola, ndërsa nga një gol regjistruan edhe Taulant Ismaili, Erkan Shabani dhe Eroll Dalip.

Me këtë fitore Futsal Shkupi tashmë numëron 60 pikë, 10 më shumë se Velesi, skuadër kjo që ndeshjen e katërt të fazës “Play-off” do ta zhvillojë të dielën kundër Zhelezarecit.

Leave a Reply