A do të luaj kumanovari Taulant Seferi për Kosovën? Vjen përgjigja nga menaxheri i FFK-së

Gjatë ditës së sotme në mediat shqiptare ka dalur një lajm se Kosova është duke e kërkuar futbollistin kumanovar, Taulant Seferi, aktualisht pjesë e Kombëtarës së Shqipërisë.

I kontaktuar nga “GazetaOlle”, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala i ka mohuar zërat se Kosova ka pasur kontaktë me futbollistin.

“Jo, Kosova nuk e ka kontaktuar asnjëherë Taulant Seferin për të qenë pjesë e Kombëtarës A, pasi që ai është pjesë e Shqipërisë dhe ne e respektojmë këtë zgjedhje të tij”.

“Nuk e dij kah kanë dalur këto fjalë, por nëse janë vetëm sa për presion ndaj Shqipërisë, atëherë mendoj se ka ardhur koha që presione të tilla të ndalën qoftë ndaj Kosovës, qoftë ndaj Shqipërisë dhe futbollistët duhet të mësohen të presin momentin e tyre për të cilën do Kombëtare”, ka thënë Shala për GazetaOlle.

Tutje Shala ka thënë se ardhja e Seferit do ishte juridikisht e pamundur pasi që futbollisti në fjal ka luajtur tashmë për dy kombëtare.

“Përtej kësaj, ai e ka shfrytëzuar një here të drejtën e ndrrimit të ekipit Kombëtar, kur ka vendosur të lë Maqedoninë për Shqipërin dhe juridikisht nuk mundet të luaj për një kombëtare të tretë më”, ka përfunduar Shala.

Leave a Reply