E bujshme, Saviola vjen në Shkup, do të luaj kundër Futsal Shkupit

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve në futsal, ndërsa fati deshi që skuadra jonë përfaqësuese, Futsal Shkupi të shortohet në grupin “B” së bashku edhe me ekipin e Lokomotiv Daugavpils nga Letonia, Kardif Universiteti nga Uellsi dhe Enkamp nga Andora.

Pjesë e këtyre të fundit është Havier Saviola, ish futbollisti i Barcelonës, Real Madridit, Monakos, Seviljës, Benfikës, Malagas, Olimpijakosit, Veronës, River Plejt dhe Kombëtares së Argjentinës, i cili aktualisht po mbron ngjyrat e skuadrës kampione të Andorrës, Enkamp. Ai pjesë e Enkamp është nga viti 2018-të, ndërsa që në edicionin e tij të parë në lojën e futsalit, Saviola arriti që të ndhimojë këtë skuadër për tu shpallur kampione e Andorrës, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj gjithë dashamirët e futsalit në vendin tonë do të kenë mundësinë që nga data 27 gusht deri me 1 shtator të shohin për së afërmi performancat e njërit prej futbollistëve më të talentuar në Botën e futbollit.

Leave a Reply