Renova nënshkruan me talentin e FC Shkupit

Pas Remzifaik Selmanit, skuadra e Renovës ka arritur që në rradhët e veta të sjellë edhe talentin e FC Shkupit, Altin Sefo. Siç mëson “infOSport.mk”, futbollisti i lindur në vitin 2000, me skuadrën nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

18-vjeçari Sefo është një fëmijë i FC Shkupit, te e cila skuadër ka kaluar të gjitha grupmoshat. Interesant është fakti se pikërisht kundër Renovës, Sefo kishte debutuar me ekipin e parë të FC Shkupit me 3 maj të vitit 2017-të, kur ende nuk i kishte mbushur 17 vjet.

Pikërisht talenti i tij ka bërë që drejtuesit e Renovës ti ofrojnë kontratë profesionale, duke i dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra nga Çairi. Ai dy edicionet e fundit në pamundësi për të zënë një vend në formacionin e FC Shkupit, huazohej te skuadra kërçovare e Vëllazërimit, ndërsa në sezonin e ri tashmë do të jetë pjesë e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku numëron 4 paraqitje.

Leave a Reply