Fatmir Arifi i jep fund qëndrimit të tij te Gostivari

Fatmir Arifi i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra e Gostivarit. Shkupjani tashmë një vit e gjysmë ishte pjesë e skuadrës gostivarase në Ligën e Dytë – Perëndim, duke qenë një ndër futbollistët më standard dhe më të spikatur, shkruan “infOSport.mk”.

Ai me fanellën e Gostivarit zhvilloi rreth 40 ndeshje, duke realizuar edhe 13 gola, mirëpo edhe përkundër faktit se në sezonin 2017/2018 me skuadrën e tij luajti edhe në balotazh kundër Borecit për inkuadrim në Ligën e Parë, një gjë të tillë nuk e arriti. Mbetet të shihet nëse sërish do të rikthehet në Ligën e Parë, aty ku numëron disa ndeshje me fanellën e FC Shkupit, skuadrës së tij të parë në karrierë, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe përveç në futbollin vendor, Arifi provoi veten edhe në futbollin gjerman, duke qenë pjesë e skuadrës amatore të Kosova-Hamburg, për të cilën skuadër në 12 ndeshje kishte shënuar 9 gola.

Leave a Reply