Matuidi largohet nga Juventusi, tre skuadra në garë për shërbimet e tij

Mesfushori i Juventusit, Bles Matuidi është shumë afër transferimit të rradhës në karrierën e tij. Ashtu siç raporton TMË, francezi 32-vjeçar është shumë afër rikthimit në vendlindje. Për shërbimet e tij interesohen kampionët e Paris Sen Zhermenit si dhe Monakos, ndërsa në garë për shërbimet e tij gjithashtu është inkuadruar edhe Bajerni i Munihut.

Këta të fundit gjatë ditës së sotme në formë huazimi nga rradhët e Interit morrën kroatin Ivan Perishiq, ndërsa tashmë mesfushën dëshirojnë ta përforcojnë edhe me një tjetër lojtar nga “Serie A”.

Matuidi te Juventusi u transferua gjatë vitit 2017-të nga rradhët e Paris Sen Zhermenit për shumën e 20 milion eurove.

Gjatë sezonit të fundit ai me fanellën e Juventusit në të gjitha turnetë regjistroi 52 ndeshje, duke realizuar 3 gola.

Leave a Reply