Skandali në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ja fjalët e yllit francez, Grizman

Sulmuesi i Francës, Antuan Grizman, ka komentuar skandalin që ndodhi mbrëmë në ndeshjen eliminatore të grupit “H” kundër Shqipërisë.

Ky takim nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi vendasit ngatërruan himnin e Shqipërisë me atë të Andorras.

Për ta vazhduar skandalin, spikeri i ndeshjes iu drejtua futbollistëve dhe tifozëve shqiptarë si ‘armen’.

‘Gjelat’ e fituan ndeshjen me rezultat 4:1, por gjithsesi skandali i ndodhur mori vëmendjen e të gjithë mediave botërore, përfshirë edhe atyre shqiptare nga rajoni dhe vendi.

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej”. “Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj” – ka thënë Grizman.

Në grupin H, Franca prin me 12 pikë, aq sa ka edhe Turqia dhe Islanda në pozitat respektive dy dhe tre, ndërkohë Shqipëria me 6 pikë pozicionohet e katërta.

Leave a Reply