Futsal Shkupi fitues i turneut “8 Shtatori”

Futsal Shkupi edhe për të dytin vit me rradhë ka arritur që të fitoj turneun ndërkombëtarë “8 Shtatori” që për çdo vit mbahet në lagjen Çento në organizim të Komunës së Gazi Babës për nder të pavarësisë së vendit tonë, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut arsyetuan epitetin e skuadrës favorite në këtë turne, duke regjistruar 3 fitore nga po aq ndeshje, ndërsa gjatë ditës së sotme ata mundën Zhelezarecin me rezultatin 7:4.

Edhe pse pjesa e parë foli në të mirë të skuadrës kundërshtare (2:4), djemtë “bardhekaltër” zhvilluan një pjesë të dytë shumë të mirë, duke shënuar plotë 5 gola në rrjetën kundërshtare dhe duke kthyer rezultatin në favorin e tyre.

Figurë qëndrore e këtij takimi doli të jetë Ferid Agushi që shënoi plotë 4 gola, ndërsa nga një gol realizuan Ismet Ceka, Erkan Shabani dhe Dragan Petroviç.

Vendi i dytë në kuadër të këtij turneu i takoi skuadrës serbe të Vranjës, që sot mundi Levskin e Sofjes me rezultatin 4:2, nikqoirët e Zhelezarecit u ndalën në pozitën e 3-të, ndërkohë Levski Sofje me 0 pikë u ndal në pozitën e fundit.

Ismet Ceka nga rradhët e Futsal Shkupit u zgjodh si lojtari më i mirë i turneut, teksa Ferid Agushi me 7 gola të shënuar rezultoi të jetë golashënuesi më i mirë.

Leave a Reply