U21, Shqipëri-Austri: Bushi lë në stol dyshen e Shkëndijës, Imeri-Zejnullai

Kombëtarja shpresa e Shqipërisë sot do të zhvillojë edhe ndeshjen e saj të katërt në kuadër të grupit të tretë eliminatorë për “Euro 2021”, ku për kundërshtarë do të ketë Austrinë, shkruan “infOSport.mk”.

Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ndërsa Alban Bushi ka vendosur që të ul në stol dyshen e Shkëndijës, Omar Imeri – Arbin Zejnullai.

Tekniku Alban Bushi nuk ka ndryshuar shumë në krahasim nga ndeshja e fundit miqësore kundër Francës.

Ndryshimi i vetëm është në repartin e sulmit, aty ku sulmuesi në formë i Çelzit U19, Armando Broja ka fituar garën me Xhakomo Vrionin, sulmuesin e Citadellas.

Ky është një takim i rëndësishëm për Shqipërinë, duke llogaritur se në tre ndeshjet e deritanishme ka grumbulluar vetëm dy pikë, me ç’rast ndodhet vetëm në pozitën e 5-të. Këtë grup e kryeson Kosova U21, që sonte në mbrëmje do të ketë një detyrë të vështirë përballë moshanikëve të Anglisë.

Ndeshja Shqipëri – Austri starton në ora 16:00 dhe e njëjta zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”.

SHQIPËRI U21 – AUSTRI U21
Formacionet zyrtare:
SHQIPËRIA U21: Selmani, Ndrecka, Maloku, Bajrami, Shehu, Mersinaj, Mucolli, Mala, Kolaj, Broja, Ademi.
Trajner: Alban Bushi
AUSTRIA U-21: Ehman, Friedl, Danso, Maliçsek, Vober, Lovriç, Demaku, Arase, Baumgartner, Meister, Raguz.
Trajner: Verner Gregoritsh

Leave a Reply