Sonte në “KCOM Stadium”, aty ku ndeshjet e saja i zhvillon skuadra eHull Sitit, përfaqësuesja shpresa e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese në kuadër të grupit 3, e velfshme për eliminatoret e 2021, shkruan “infOSport.mk”.
Njëherit kjo ndeshje do të jetë paralajmërim për ndeshjen e nesërme midis skuadrave seniore.
Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë.
Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, “Dardanët” e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.
Stërvitja e sotme ka qenë me intensitet më të vogël, por i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, derisa përzgjedhësi Prekazi ka dhënë instruksionet e fundit për lojën e nesërme.
Kosova me 6 pikë maksimale dhe një gol-averazh impresionues 7:1, aktualisht udhëheq grupin, duke lënë pas vetes Turqinë që ka 4 pikë, mirëpo në 4 ndeshje, teksa Anglia renditet e katërta me 3 pikë nga një ndeshje.