Lajm jo i mirë për trajnerin e ri të Shkupit, Akin!

Sulmuesi kroat i FC Shkupit, Marin Jurina është dënuar me dy ndeshje nga ana e Komisionit Discipinorë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për shkak incidentit të shkaktuar me futbollistin kundërshtarë të Struga Trim Lum, Arben Tafe, në ndeshjen që këto dy skuadra e zhvilluan në Strugë, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj golashënuesi më i mirë i FC Shkupit, Jurina nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në ndeshjen e së shtunës (14 shtator) kundër Sileksit në Çair, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe në ndeshjen e javës së 6-të, kundër Vardarit, ndeshje kjo që në program është me datë 18 shtator (e mërkurë).

Rikujtojmë FC Shkupi pauzën në kampionatin vendor për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në eliminatoret për Euro 2020, e shfrytëzoi në maksimum, duke zhvilluar dy miqësore, përmes të cilave trajneri i ri Bulent Akin, u njoh me forcën e skuadrës së tij para debutimit zyrtarë.

FC Shkupi në 4 javët e para të sezonit të ri ka tubuar 5 pikë dhe aktualisht mban pozitën e 6-të në renditje.

Leave a Reply