Valon Berisha: Nuk premtoj, por ndaj Anglisë do luftojmë me mish e shpirt

Valon Berisha ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe i është rikthyer futbollit. Ai në ndeshjen ndaj Çekisë në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa performanca, por mbi të gjitha edhe përvoja e tij e madhe në futbollin europian, mund të bëjnë që ai ndaj Anglisë të nis ndeshjen si titullarë.

Pikërisht në prag të këtij takimi historik, futbollisti i Lacios përmes profilit të tij në “facebook” ka premtuar se ai bashkë me shokë do të luftojnë me mish dhe shpirt që ti bëjnë tifozët kosovar dhe gjithë shqiptarë të lumtur edhe njëherë tjetër.

“Per keta njerz du me ba gjithçka. Vuajtje, sakrifica e shume mundime kena kalu neper vite, por gjithmone jena kthy ma t’forte.

Populli i Kosoves meriton qe se paku na me u kualifiku ne Kampionatin Evropian, me i largu brengat qe perballen çdo dite.

Nuk muj me premtu kurgja ama kena me u munu me mish e me shpirt me marre rezultat pozitiv ndaj Anglise edhe me ju ba edhe ma shume te lumtur. Kjo foto do me thane shume per mu edhe per bashkelojtaret!

Une, biri i Kosoves🇽🇰

Forca Dardane, me ty Kosove gjithmone!👐🇦🇱🇽🇰”

Per keta njerz du me ba gjithçka. Vuajtje, sakrifica e shume mundime kena kalu neper vite, por gjithmone jena kthy ma…

Публикувахте от Valon Berisha в Понеделник, 9 септември 2019 г.

Leave a Reply